Home KRYESORE Pas vizitës tek mjeku zbulohet përdhunimi i 7 vjeçares nga babai i...

Pas vizitës tek mjeku zbulohet përdhunimi i 7 vjeçares nga babai i saj

Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 7-vjeçare.

Ngjarja e rëndë u mësua nga nëna e vajzës, gjatë një vizite tek pediatrja, pasi e mitura kishte hemoragji vazhdueshme në organet gjenitale. Pasi vajza iu nënshtrua kontrollit mjekësor, bluzat e bardha vunë re se me të ishte abuzuar seksualisht.

‘Zougla.gr’ shkruan se ngjarja në fjalë u regjistrua në Salaminë të Greqisë, ndërsa e mitura iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa po merr edhe trajtim psikologjik për shkak të shokut të shkaktuar.

Mediat greke raportojnë se drejtori i klinikës së Kirurgjisë, arriti të mësonte se përdhunuesi i 7-vjeçares ishte vetë babai i saj, ndërsa ai bëri edhe denoncimin në polici. Babai përdhunes ndodhet në paraburgimin e Tripolit./opinion.al

Share: