Ka pasur një moment tensionimi debati në emisionin “Opinion” në Tv Klan ku përballë gazetarëve në një lidhje direkte ka qenë kreu i PD-së Lulzim Basha.
Ky i fundit i ka kërkuar analistit Lorenc Vangjeli të flasë më seriozisht, pasi “është ulur në të njëjtin vend ku dje u fol për vjedhjen e 700 milion dollarëve të ARMO”.
Kaq ka mjaftuar që Vangjeli të reagojë ashpër duke i thënë se edhe ai është po aq fajtor në atë vjedhje: “Jeni të gjithë mallkimi i këtij vendi. Të gjithë bashkë jeni, të paaftë jeni. Jeni grabitës”, – i ka thënë Vangjeli- Bashës ndër të tjera.
Ndiqni përplasjen në emision: