Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar parimisht punën për parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
Gjatë 24 orëve të fundit, kontrollet janë përqendruar në vendosjen e rripit të sigurimit i cili ne qytetet tona është pothuajse i panevojshëm. Distanca e rrugëve tone brenda qytetit nuk te jep mundësi shpejtësie qe rripi i sigurimit te te shpëtoje jetën siç thonë drejtuesit e policisë rrugore!
Kujtojmë ish ministrin Sajmir Tahiri i cili është edhe ideator i kësaj politike te gjobitjeve rrugore pa argumentuar aspak shkencërisht këto masa drastike dhe me shifra te kripura. Nje gjë dihet qe, qe nga koha e Sajmir Tahirit, por edhe sot arkat e policisë se shtetit janë mbushur nga paratë e këtyre gjobave te cilat mund ti shohësh edhe si taksa te padeklaruara!
Sot Policia Rrugore raporton se për respektimin e semaforit, në vendosjen e kaskës mbrojtëse, respektimin e sinjali-stikës për shpejtësinë dhe drejtimin e lëvizjes, në kontrollin teknik, xhamat e errësuar, në përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, apo në drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit dhe në gjendje të dehur janë vendosur shifra ekstravagante gjobash .
Kontrollet janë përqendruar në afërsi të semaforëve, asnjehere para tyre, por pas tyre qe qytetaret ti shkelin rregullat formale te qarkullimit dhe me pas punonjësit policie me kamera, të evidentojne shkelësit e semaforit duke ia përcjellë informacionin patrullave të tjera të policisë rrugore, të cilat kanë bërë kapjen dhe procedimin administrativ të shkelësve.
Raportohet se në këtë kuadër gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar dhe ndëshkuar për shkelje të semaforit 17 raste.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative dhe dërguar në OASH:
51 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit; 39 drejtues mjetesh për xhama të errësuar
18 drejtues për tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara
17 drejtues për shkelje të semaforit
13 drejtues për mungesë dokumentacioni (kontroll teknik)
3 drejtues për gara shpejtësie
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative:
54 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
16 drejtues për mos-vendosje të kaskës mbrojtëse
Vlen të theksohet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është evidentuar asnjë drejtues mjeti që të drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, pra dhe nuk kane perfunduar pas hekurave per nje teke raki…