Home KRYESORE Populli izoloi kryeministrin e vetmuar dhe bretkocat perqark tij.

Populli izoloi kryeministrin e vetmuar dhe bretkocat perqark tij.

Nga Petrit Vasili

Protesta vuri perballe nderin e moralin e qytetareve ne njeren ane dhe nga ana tjeter kryeministrin e kriminalizuar,te vetmuar,te izoluar dhe bretkocat vetmitare rreth tij,te shplara nga dinjiteti e qe rrine poshte atleteve te tij vetem per ca para te ndyta me shume.
Morali i qytetareve nga njera ane dhe amoraliteti i kryeministrit u ndane nje here e mire.

Kjo ishte nje fitore kaq e madhe, qe kalon cdo fitore tjeter sepse kryeministri dhe kori i bretkocave, qe kuasin perqark tij kerkonin qe Shqiperia te kthehet ne nje moçal te madh kolektiv ku ata te gjallonin pa siklet dhe pa u dalluar,te ushqyer nga narkothelat dhe ne sherbim te perulur te vetmitarit te madh qe ka zaptuar qeverine.

Ky eshte hapi me gjigand qe populli beri dje duke e vene qoshe te vetmuar dhe te izoluar kryeministrin dhe bretkocat e tij.Fundi eshte i pashmangshem dhe eshte shume afer….

Share: