Home KRYESORE Protesta e Torovicës kundër Ramës. Policia në aksion, ndalon disa qytetarë.

Protesta e Torovicës kundër Ramës. Policia në aksion, ndalon disa qytetarë.

Ka mjaftuar rrjeti social facebook që policia e shtetit të marrë masa ndaj një proteste të mundshme në kohën kur në Lezhë të mbërrijë kryeministri Rama dhe ministrat e tij. Shkak sërish janë banorët e Torovicës të cilët kanë kërkuar që të jenë në Lezhë gjatë mbledhjes së qeverisë Rama 2 për të kërkuar rrugën e premtuar prej deputetëve të mazhorancës. Statuset e disa banorëve të Torovicës që kërkonin një prezencë sa më të madhe për ti treguar problematikën kreut të qeverisë ka marrë menjëherë vëmëndjen e uniformave blu. Fillimisht kanë kaluar në skanerin e policisë statuset e disa banorëve për të gjetur organizatorët e protestës dhe identifikimin e pjesmarrësve të mundshëm.

Herët në mëngjes, policia u ka zënë “pritë” në hyrje të fshatit Balldre automjeteve që vinin nga Torovica në drejtim të Lezhës dhe thuajse çdo banorë i saj është kontrolluar dhe marrë në pyetje, ndërsa të tjerë janë shoqëruar në polici. Konfirmohet se të paktën 4 përsona janë marrë në pyetje në lidhje me protestën e mundshme të banorëve për ti kërkuar atij ndërhyrje për rrugën e Torovicës dhe më pas janë lënë të lirë. Burime konfidenciale nga policia e Lezhës kanë bërë me dije se në listën e personave që janë nën vëzhgim nga uniformat blu që nga momenti i mbërritjes dhe deri në largimin e kryeministrit pjesa më e madhe janë banorë të Torovicës që edhe pse nuk kanë asnjë preçedentë penal, përbëjnë “kërcënim” pasi mund të jenë pjesë e protestës.

Megjithëse ende nuk është konfirmuar se kush janë organizatorët e protestës, bëhet me dije se asnjë incident nuk do të krijohet në momentin e mbërritjes së kryeministrit, ndërsa lëvizja e tij do të shoërohet nga protestuesit si një shenjë për ti tërhequr atij vemëndje ndaj një shqetësimi shumë vjeçar të këtyre banorëve. Fotoja e policisë së Lezhës ndërsa pret për kontroll të gjitha mjetet që vinë nga Torovica në drejtim të Lezhës është bërë virale dhe nuk kanë munguar edhe kuriozët që kanë dashur të informohen më shumë rreth kësaj pike kontrolli e cila rezultoi se ishte pikërisht për të penguar protestën e mundshme të banorëve nga Torovica./publik.al

Share: