Home KRYESORE Rama sulmon ashpër drejtues të policisë: Të korruptuar dhe të inkriminuar! Po...

Rama sulmon ashpër drejtues të policisë: Të korruptuar dhe të inkriminuar! Po ky, ka përgjegjësi për këtë situate?!

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa akuza të ashpra ndaj drejtuesve dhe ish-drejtuesve të policisë në vend. Ai pranoi se një pjesë e tyre kanë bashkëpunuar me trafikantë droge dhe janë përfshirë në veprimtari kriminale, ndersa deri dje thoshte qe kemi Policine qe Duam!

Duke folur në aktivitetin për 105-vjetorin e Policisë së Shtetit, Kryeministri theksoi se vettingu brenda policisë do të mundësojë largimin e të gjithë efektivëve dhe drejtuesve të inkriminuar të policisë dhe nuk tha, ne me te pakten, se ishte kujtuar shume vone kete veprim.

Ja retorika e plote e kryeministrit qe deri pak kohe me pare thoshte qe kemi Polcine qe Duam dhe se ministri me i suksseshme i tij ishte Saimir Tahiri!

“Në vitin 2017 policia shqiptare sekuestroi nga organizatat kriminale 40 milionë Euro pasuri. Të gjitha këto nuk duan të thonë se drejtues të policisë nuk janë përfshirë në veprimtari kriminale me trafikantët e drogës. Të gjitha këto nuk duan të thonë se spastrimet është një proces i përfunduar. Ne jemi absolutisht të sigurt që edhe spastrimi i domosdoshëm është jetik dhe do ta realizojmë me sukses të plotë.

Prandaj brenda 100 ditëve të para të këtij mandati kemi përfunduar hartimin e bazës ligjore për të transformuar në ligj vetingun në Policinë e Shtetit. Vetingu do të bëjë të mundur largimin e të gjithë drejtuesve dhe efektivëve të përfshirë në veprimtari krimnale apo me burime të pajustifikuara të policisë të akumuluar në këto vite. Kjo do të jetë baza e mandatit tonë të dytë“, u shpreh Rama.

Share: