Home KRYESORE Shqiperia mund te behet “Edeni” per pensionistet italiane dhe te Europes Veriore....

Shqiperia mund te behet “Edeni” per pensionistet italiane dhe te Europes Veriore. Shteti duhet te eliminoje praktikat burokratike per ta.

Nga dott. Alban Daci*

Shqiperia kohet e fundit eshte gjithnje e me shume nje vend terheqes per turistet, por edhe per te huajt qe e zgjedhin Shqiperine si mundesi per te investuar ose edhe per te jetuar. Kjo behet per shkaka te jetes me te lire, sistemin taksues dhe fiskal me te ulet, qirate e banimit dhe sherbime te tjera me pak te kushtueshme ne krahasim me vendet europaine.

Shqiperia mbetet vendi i kerkuar nga italianet qe kohet e fundit per shkak te presionit te larte fiskal dhe taksave te larta ne Itali kane zgjedhur Shqiperine per te transferuar aktivitetet e tyre ekonomike, per te studiuar (sidomos ne deget e Fakultetit te Mjekese, Inxhinierise, Arkitektures). Ne rritje eshte numri i atyre italianeve qe zgjedhin te jetojne ne Shqiperi. Kete zgjedhje e bejne kryesisht pensionistet me pensione minimale (450-800 €) qe ne Itali nuk arrine te mbyllin muajne e ne Shqiperi mund te jetojne te qete duke u klasifikuar jo me si te varfer, por si shtrese e mesme.

Sipas disa te dhenave ne Shqiperi jetojne rreth 25 mije italine me leje qendrimi pune (siparmarres, liberprofesionsite apo specialiste ne sektor te ndryshem). Tashme vitet e fundit eshte rritur edhe numri i pensionisteve italiane, por edhe zvicerian, gjermane qe duan te jetojne pjesen e mbetur te jetes ne Shqiperi.

Cfare ofron Shqiperia per ta? Kosto te vogel te jeteses ne krahasim me vendet e origjines. Taksa me te vogla dhe sherbime me te lira, stil jete pozitive dhe klime shume te pershtatshme per moshen e trete.

Pertej deshires per te ardhur me jetuar ne Shqiperi duke sjelle me vete likujditet, duke kontribuar ne sektorin e turizmit, te sigurimeve shoqerore, sherbimit shendetesor, ata hasim probleme te edha ne lidhje me lejen e qendrimit. Kjo ka te bej me pengesat te natyres burokratike qe hasin ata per marrjen e lejes se qendrimit ne territorin shqiptar.

Leja e qendrimit ne Shqiperi sipas lijgit aktual mund te merret nga te huajte nese plotesojne njeri nga kushtet e meposhtme:

1. Te vertetojne me dokument se kane blere nje te mire imobilare;
2. Te deshmojne kontrate pune te lidhur ne territorin e Shqiperise
3. Ose te hapin nje aktivitet sipermarrje (te pajisen me Nipt).

Pensionistet italiane dhe jo vetem, kete e shikojne si nje pengese serioze per vendosjen e tyre ne Shqiperi. Ata duan te zbatohet ne Shqiperi ajo qe aplikohet ne Europe, duke provuar me kontrate qiraje jo me pak se nje vjecare dhe te shprehin vullnetin per te bere rezidencen ne Shqiperi.

Duhet te themi se Shqiperia eshte pjese e Schengen dhe kerkon te anetaresohet ne BE. Me te drejte ankohen pensionistet italiane dhe jo vetem, qe edhe nese mes tyre ka persona qe duan e jane te gatshem te blejne te mira imobiliare apo te hapin nje aktivitet, duke u ndodhur ne nje vend te huaj nuk mund te ndermarrin menjehere hapa te tille pa u ambjentuar dhe pa u integruar me vendin dhe sistemin.

Nje shqetesim tjeter per pensionistet italiane eshte ajo qe lidhet me modulin EP-I/1 qe duhet per te certifikuar residenten e shtetit ku deshiron te jetoje; ky model duhet te firmoset dhe te vuloset nga Agjencia e te Ardhurave (Agenzia delle Entrate).

Fatkeqesisht ky dokument njihet nga te gjitha vendet europiane, por nuk njihet ne Shqiperi. Keshtu leshohet nje certifikate rezidence ne gjuhen shipe qe me pas duhet perkthyer.

Portogalia dhe Spanja ne vitet e fundit jane kthyer ne parajse per pensionistet italiane dhe te vendeve te tjera te Europes Veriore. Shqiperia i ka te gjitha mundesite te behet “Edeni” i pensionisteve nese eliminohen burokracite e panevojshme.

* Presidente
www.emigrazione.net

Share: