Përmes lëvizjes Time’s Up dhe MeToo, gratë në Hollywood kanë folur haptazi për përvojat e tyre në industrinë e filmit, për ngacmimet seksuale dhe sulmet që kanë përjetuar gjatë karrierës. Aktorja e fundit që u pyet në lidhje me çështjen ishte Sharon Stone.
Gazetari, i çoroditur, vazhdoi: “Je duke qeshur, por s’e kuptoj nëse po qesh se je nervoze, apo se të duket pyetje idiote.”
Pastaj, Sharon mblodhi veten dhe me qetësinë më të madhe iu përgjigj:
“Kam dyzetë vite në këtë industri. E imagjinon dot si ishte gjendja kur iu futa unë kësaj pune para dyzetë vitesh? Ashtu si dukesha unë, nga vija unë, nga hiçi i Pennsylvania-s? Erdha këtu e pambrojtur. I kam parë të gjitha.”
Qartazi, Sharon Stone s’ka ndërmend t’i bjerë rrotull çështjes. Është e trishtë, sidomos pjesa kur shpjegon se ishte e vetme dhe e pambrojtur. Ishte e papërgatitur për ç’e priste në Hollywood. Deklarata e saj është gjithashtu një zile zgjimi, që vërteton se gratë kanë jetuar për shumë gjatë në këtë sistem abuzimi dhe gjërat duhet të ndryshojnë sa më shpejt.