Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ashpër lidhur me historinë që publikoi sot në ‘FB’ kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit i erdhi në ndihmë me ilaçe një mësueseje nga Rrësheni që vuan nga kanceri i gjirit. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Paloka shkruan se shfaqja e Ramës është show, hipokrizi dhe neveri.
REAGIMI I PALOKES
Hipokrizi, show, neveri…
Rama ka publikuar nje video ku shfaqet me mesuesen fatkeqe e cila disa dite me pare ju ankua se eshte e semure me kancer dhe prej kohesh ,ajo dhe te semure te tjere, nuk gjenin dot ilacet e domosdoshme sepse ato mungonin ne spitalet tona.
Dhe ja ku shfaqet perseri “shpetimtari” ne video te mburret se gjeti ilacet per fatkeqen. Me kete shfaqje te neveritshme, qe nuk e ka per here te pare (kujtoni shfaqjet me legalizimet) Rama, ne kulmin e delirit, kerkon te tregoje se AI dhe vetem AI eshte zgjidhja dhe shpetimi.
Kerkon te hiqet si Mesia por eshte kryeministri i ketij vendi dhe qytetareve fatkeq te ketij vendi. E ka detyrim , detyrimi i pare dhe i vetem i tij eshte te qeverise e te kujdeset per gjithe qytetaret e ketij vendi pa perjashtim po sidomos per ata qe jane ne nevoje e te pamundur e jo te shfaqet ne spektakle televizive si Mesia qe me prekjen e tij shpeton fatkeqet qe i shprehin personalisht hallin e tyre.
A duhet te prisnin te semuret me kancer qe nje mesuese apo kushdo qytetar tjeter i semure, te ndodhej rastesisht perballe Rames, per te qare hallin( e cfare halli) qe te merrnin nje sherbim te domosdoshem, baraz me jeten…apo ky kryeminister duhej te bente punen e tij dhe ato ilace te ishin detyrimisht ne dispozicion te te semureve ?!?
Po me mijera e mijera qytetare te tjere qe kane halle e probleme te cilat qeveria dhe Rama e kane detyrim t’ju a zgjidhin , cfare behet ? Mos valle te gjithe keta qytetare duhet te shpresojne tek fati, qe nje dite t’ju shfaqet Rama dhe me prekjen e shenjte t’ju zgjidh problemin ?! Po, vini re; edhe ky takim “fatlum” duhet te jete perpara kamerave qe te jete i vlefshem sepse jane me qindra qytetaret dhe socialiste te thjeshte, qe ja kane qare hallin edhe personalisht kryeministrit Rama, po jashte kamerave, kane marre vetem pergjigje arrogante, fyese , e ne se jane treguar kembengules edhe te shtyrat e bodyguardeve.
Prandaj o njerez, qe halli dhe nevoja ju shtyjne, mos shkoni tek Rama per nevojat tuaja sepse ai nuk eshte zgjidhja por problemi.
Ne se ai nuk do te ndante parate me miqte e tij per koncesione milionashe ne shendetesi do te kishte ilace ne spitale.
Ne se ky kryeminister do te bente qofte edhe nje dite ne vit punen dhe detyrimin e tij, shqiptaret nuk do te ishin sot ne keto kushte e nuk do te arratiseshin nga shtepite e tyre ne nje numer me te madh se sirianet.
Prandaj vetem largimi i tij nje ore e me pare do te jete fillimi, i zgjidhjes se problemeve.
27 janar, ora 12.00 ne Bulevard