Home KRYESORE Video/ Mamaqi ve në siklet Bora Zemanin: Sa u ndave nga Vini...

Video/ Mamaqi ve në siklet Bora Zemanin: Sa u ndave nga Vini fillove të…

Drejtuesi i “Xing me Ermalin” duket se ka vënë në siklet moderatoren bukuroshe Bora Zemani. Pasi foli për ndarjen, Mamaqi iu drejtua asaj duke i thënë se ka filluar të vishet me funde të shkurtra pas ndarjes, por moderatorja tha se gjithnjë është veshur me funde apo fustane të shkurtra pasi puna e saj e parë ka qenë si velinë…

Thua tia kete thene me still qe do te jete pjese e emsionit te Ermal Mamaqit? Ja intervista Mamaqi fits Bora Zemani:

Mamaqi: Tani që u ndave nga Vini ke ãlluar të nxjerrësh shalët?

Zemani: Unë i kam nxjerrë gjithmonë shalët, puna ime e parë në televizion ka qenë si velinë.

Mamaqi: Çfarë flet o goc? Ti ke pas dalë me golf dhe me çizme minatori.

Zemani: Ore kam qenë velinë dhe me shalët jashtë kam qenë që në fillimet e televizionit.

Mamaqi: Kur u lidhe me Vinin fillove të mbuloheshe.

Zemani: Unë u bëra me fëmijë me Vinin dhe shtova dhe 30 kile dhe ku ti nxirrja? Jam bërë 22 vjeç mami dhe tani do t’i përjetojë të gjitha njeriu, do t’i nxjerrë dhe shalët.

Një nga arsyet e ndarjes time me Vinin ka qenë vendimi për të qenë bashkë në moshë shumë të re. 22 vjeç njeriu nuk njeh veten akoma, e jo më të njohë partnerin dhe të kuptojë çfarë duhet të ketë partneri që do të ketë gjithë jetën.

Mamaqi: Tani që ke Arborin nuk besoj se je bërë pishman?

Zemani: Jo, jo absolutisht. Nëse e quaj gabim, e quaj gabimin më të bukur të jetës Vinin. Edhe po të kthehem pas do ndryshoja shumë gjëra tek vetja por tek Vini jo. Edhe duke patur Arborin. A

Edhe 1000 vite po t’i kisha do veproja njëlloj me Vinin për të patur Arborin. Ai shpesh më ndërhyn edhe në veshje, më thotë të vesh një palë apo një palë tjetër

Mamaqi: E di Arbori çfarë pune bën ti?

Zemani: Po e di, thotë që punoj tek “Digitallbi” se nuk e rregullon dot që ta thotë “Digitalb”. Por nëse e pyet se çfarë bën mami atje thotë që bën muhabet.

Share: