Gazeta Rilindja Demokratike ka festuar dje 27-vjetorin e themelimit të saj në një festë të organizuar nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha.
Në këtë organizim morën pjesë shumë figura të rëndësishme të Partisë Demokratike, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite në gazetë.
I pranishëm ka qenë edhe Astrit Patozi, ish-kryeredaktor i RD-së dhe u vu re se Patozi dhe Basha patën një takim duarsh me njëri-tjetrin, i cili vjen pas shumë kohësh kontradikta.
Ishte kryetari i partisë Luzzim Basha, sic e do edhe protokolli, qe shkoi te grupi ku ishte Patozi dhe komunikuan ne menyre krejt normale. Komplimente, shpresojme qe te jete fillimi i nje komunikimi te duhur per te bashkuar forcat dhe energjitë opozitare.
2