Rreth 40.000 persona kanë shkuar drejt Selanikut ditën e sotme, duke protestuar kundër emrit të Maqedonisë. Numri i qytetarëve të cilët po i bashkohen protestës sa vjen edhe shtohet shkruan media greke “Protothema”, pasi autobusë nga e gjithë Greqia po i drejtohen Selanikut.
Protesta e njerëzve po zhvillohet përballë statujës së Aleksandrit të Madh ndërsa në dorë mbajnë parulla “Jo fjalës Maqedoni”. Flamujt grek po valëviten në shesh ndërsa njerëzit këndojnë këngë nacionaliste me parulla në duar. Më poshtë keni edhe pamje nga protesta.