Home KRYESORE Vietnam… nga Wislawa Szymborska

Vietnam… nga Wislawa Szymborska

Përktheu Elona Caslli

Si të quajnë, Grua?
Nuk e di.
Kur ke lindur dhe nga je?
Nuk e di.
Pse e ke hapur këtë strofkë nën tokë?
Nuk e di.
Sa kohë ke që fshihesh këtu?
Nuk e di.
Pse ma kafshove dorën?
Nuk e di.
E beson se nuk do të të bëjmë keq?
Nuk e di.
Çfarë ane do të mbash?
Nuk e di.
Është kohë lufte, duhet të zgjedhësh.
Nuk e di.
A ekziston akoma fshati yt?
Nuk e di.
Fëmijët e tu janë këta?
Po.

 

Share: