Ndonëse sot ishte parashikuar që të zhvillohej gjyqi për Fadil Kasemin, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se vrau ish-gruan gjyqtare, Fildez Hafizi.
Mësohet se shkak i kësaj shtyrje janë bërë pretendimet e avokatëve të Kasemit, të cilët kërkuan më shumë kohë që të njihen me dosjen e prokurorisë. “BalkanWeb” raporton se seanca e radhës për Fadil Kasemin është shtyrë për në 15 janar.
NGJARJA
Fildez Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, më 31 gusht të vitit të kaluar, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë. Ngjarja erdhi pas shumë vitesh konflikt. Madje, gjyqtarja ishte kanosur nga Kasemi vazhdimisht, duke kujtuar këtu ngjarjen te “Shkëmbi i Kavajës”, ku Kasemi ishte edhe i armatosur. Gjyqtarja kishte kërkuar edhe transferim në Tiranë, por KLD e kishte vendosur në Shkodër, rrethin më të largët që ajo kishte kërkuar, pasi ndihej e kërcënuar nga ish-bashkëshorti.