Home KRYESORE Ylli Dylgjeri replikë me çamin Idrizi per Enver Hoxhen

Ylli Dylgjeri replikë me çamin Idrizi per Enver Hoxhen

Shpëtim Idrizi i mbetur tashmë jashtë parlamentit dhe duke mos pasur njerzit e duhur në tempullin e Demokracise shqiptare, ka lëshuar në një takim të “Shoqatës Çamëria” akuza të forta ndaj qeverisë ‘Rama’.

Sipas tij, “qeveria shqiptare po anashkalon çështjen çame” . Idrizi më tej hodhi akuza edhe për tradhëti, duke thënë se Rama po bën njësoj siç bëri Enver Hoxha, i cili sipas tij i dënoi çamët me harresë.

Kjo akuzë e Idrizit mendoj se nuk është plotësisht e vërtetë.

E para, shoku Enver i ka përkrahur çamët. U dha tokë falas në bregdet, aty ku jetojnë edhe sot në shumicën e tyre.

Së dyti, pas sh. Enver, Zoti Rama e ka treguar në jetë se nuk para i pëlqen njerzit e mërzitur nga lekët. Ai gjithmonë parapalqen tipat Happy.

Ose thënë në shqip: Të gëzuar! Të gjithë e njohim kontributin që zoti Rama jep për tipat që kanë apo manifestojnë gaz. Si p.sh zoti Gaz Demi. Eshtë i njohur kontributi interaktiv i Tij në sporte, hoteleri, ndertimtari, kafeteri, etj.

Nga klubi i Tij sot kanë dalë jo vetëm futbollistë të mëdhej e të shitshëm.

Por nuk mjafton vetëm këto, nga “klubi” i zotit Gaz Demit sot po dalin trajnerë, drejtorë teknikë dhe së fundi edhe kandidatura për President i Futbollit Shqiptar zoti Bashkim Fino.

Ndaj duke i hedhur poshtë akuzat e zotit Idrizi le të hedhim sytë nga shoqëria e shëndetshme civile që zoti Rama promovon e afishon çdo ditë nga komuniteti çam.

Share: