Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një statusi shkruan se, askund në Europë as SHBA nuk nxitet e as mbështetet shkelja e Kushtetutës!
Statusi i Majanit:
Oj, “mos na kritikoni ne”- thotë zotëria. Po mo po, për sa kohë bëheni pjesë e punëve tona, do kritikoheni njësoj siç bëjmë për veten! Çdo shoqëri demokratike reagon kur shkelet ligji dhe kapet drejtësia. Askund në Europë as SHBA nuk nxitet e as mbështetet shkelja e Kushtetutës!