Home KRYESORE Zheji i tregon “Axhendën” e tij fshehtë Çimit dhe Galdinit…

Zheji i tregon “Axhendën” e tij fshehtë Çimit dhe Galdinit…

Analisti Artur Zheji shkruan se te syri.net eshte shfaqur një postim i Galdinit ku flitet për një “axhendë” të fëlliqur te Zhejit dhe se Galdini do të jetë këtej e tutje një mosndjekës i emisioneve të tij.

“Galdini është gjithmonë në kërkim dhe mirë bën. Por më habiti kolegu Çim Peka, që ka kaq kohë që fsheh te “syri” burimin e shumë lajmeve që kanë lindur në studion e Emisionit 360grade dhe sapo Galdini zbuloi “axhendën” (?) time, por edhe Çimi më rizbuloi mua.” – shkruan Zheji te portali i tij 360grade.al

Zheji duke vazhduar te luaj me fjalen ashtu sic di vetem ai, qe te bind edhe kur ajo qe thote nuk eshte e vertete, por vecanerisht me gjuhen qe e ka per zemer krejt natyrshem duke qene djali i njerit prej gjuhetareve sigurisht me te shquar shqiptar sot e ndoshta neser edhe boteror, Petro Zhejit pra, ja c’thote:

“Rastësisht apo nuk dihet pse dhe pas asnjë shpegim, rëndësi paska pasur për mikun Peka, termi aromatik “… e fëlliqur”. Nga persishtja vjen një fjalë e bukur që mjaft shqiptarë e kanë për emër “sabër”, që do të thotë durim, do jetoj pra edhe me braktisjen e Galdinit, që nuk e dija që më paska ndjekur, por edhe me vëmendjen e rizgjuar të Çimit, kur dikush, në këtë rast Galdini i vrerosur, paskësh zbuluar axhendën time.”

Dhe Zheji me këtë rast, që të shuaj ndonjë kureshtje kujt e ka, shkruan dy fjalë për axhendën e tij qe ai: Së pari, e quan “Ditar” dhe jo axhendë, me që i tingëllon më bukur dhe më shqip…

“Së dyti, në Ditarin tim, apo të emisionit 360gradë, të krijuar nga unë, është liria e të gjithëve për të qenë vetvetja në studion time, me të gjitha mrrokllat që kanë rrobt në zorrët e mendjes tyre.

Së treti, ditari im, është i hapur dhe i gjykueshëm në mënyrë të drejtëpërdrejtë, me parimin e mësuar nga njerëz mjaft më të mençur se unë, se gjërat kur thuhen është më mirë se sa kur fshihen. Në këtë drejtim, e çmoj Galdinin që pamvarsisht që mua smë pëlqen fare ajo që thotë, e thotë dhe e shkruan, duke mos e mbajtur në bark si ca të tjerë.

Ai në të vërtetë ka ndjekur, edhe kundër meje, parimin e ndjekur nga unë në Emisionin tim 360gradë.

Megjithatë vërej se po bie shumë shi këto orë dhe ndoshta mërzitia e shiut që bie është më deprimuese se sa zbulimi i habitshëm, që fillimisht ka bërë Galdini e më pas, zbulimin e zbulimit e bëri edhe miku im Peka.

Sabër – Durim! Sa fjalë e madhe persiane!

Share: