Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar një oficer të Policisë Kufitare, për korrupsion pasiv.
SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, e hetonte me metoda speciale efektivin prej 3 muajsh.
I arrestuari është nënkomisari Ardian Hoxha, 32 vjeç, me detyrë Përgjegjës Turni, në PKKK Qafë Thanë.
Kundrejt pagesave, dyshohet se Hoxha lejonte kalimin e shtetasve të ndryshëm, që nuk mund të udhëtonin në drejtim të Maqedonisë dhe zonës Shengen.
Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.