Home KRYESORE Autostrada Tiranë-Durrës me probleme, ARRSH bën thirrje për kujdes

Autostrada Tiranë-Durrës me probleme, ARRSH bën thirrje për kujdes

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore tërheqin vëmendjen e drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë gjatë orëve të natës së sotme nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas, se në segmentin Maminas-Sukth duhet të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes.

Shkak bëhet përkeqësimi i reshjeve intensive dhe dëmtimet që ka pësuar shtresa e asfaltit në këtë segment, duke shtuar rrezikun për aksidente, ndaj duhet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të lëvizin me shpejtësi të kufizuar.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën në këtë aks për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve. Ndërkaq, ARRSH po merr masat për ndërhyrjen sa më të shpejtë nga kompania e mirëmbajtjes.

Share: