Home KRYESORE Basha i pervishet ministrit Bushati: “Mashtrues! Mos këput mufka këtu”

Basha i pervishet ministrit Bushati: “Mashtrues! Mos këput mufka këtu”

Lulzim Basha replikoi me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ndërsa në parlament është ne zhvillim mocioni për debat për rezolutën e OKB-së.

“Rrallëhere do keni mundësi të shihni një mashtrues nën petkun e Ministrit të Jashtëm”, tha Basha ne fjalen e tij.

“Kur ju u zullumqarë thatë se negociatat hapen me nisjen e Vetingut, ju thashë që kjo nuk është e vertete se negociatat hapen kur qeveria nuk qeveris me krimin. E ke zhytur vendin në drogë e krim! Vendi ska patur kurrë një ministër të jashtëm si ky. Po të them se Rezozuluta e Asambesë së OKB nuk është detyruese. Është e OKB nuk është e Këshillit të Sigurimit. Mashtues!”, u shpreh Basha për ministrin Ditmir Bushati.

Më herët Bushati nga foltorja e parlamentit deklaroi:

Me çfarë syzesh e shikoni Shqipërinë ju? Ne nuk ja lejojmë vetes të jemi diletantë. Ju thoni se ne po prishemi me SHBA, po Franca, Gjermani, Britani e një sërë shtetesh? Ju thoni se jemi ndikuar nga Turqia? Po i keni numëruar ndonjëherë rastet kur Shqipëria ka votuar pro Turqisë? Po si nuk thatë një fjalë kur ne shtojmë kontributet me SHBA?

Kur nuk i ka bërë koment Saliu asaj strategjie, që është i vetmi që ka kuptuar çfarë po ndodh me detin, dhe që leximi i Shekspirit po i ngjallet e ringjallet çdo ditë, asnjë tjetër s’e ka lexuar. Juve po ju vjen turp dhe nga qëndrimet që keni mbajtur në qeveri, ju doni të ndryshoni dhe qeverinë.

Jeni e para opozitë në botë, në rruzullin tokësorë, gënjeshtarë të pashembullt. Ju po i bëni një shërbim shumë të keq jo thjesht opozitës, por vendit, imazhit të vendit duke stisur tema debati që nuk janë të tilla. Në OKB përfaqësohet Shqipëria dhe shqiptarët, jo Edi Rama. Kur pashë firmat e ish-ministrave të Jashtëm thashë ‘ose këta njerëz nuk e dinë çfarë kanë firmosur, ose nuk e njohin turpin’.

Share: