Kantautori shqiptar, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro rrëmbyen çmimin e madh të “Sanremos”, duke u shpallur fitues me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”.
Pas peripecive me pezullimin njëherë nga gara e me pas me rifutjen sërish në konkurrim, shqiptari Meta dhe Moro befasuan me interpretimin e tyre dhe performancën e cila u cilësua e jashtëzakonshme, duke bërë për vete publikun italian që i morën edhe votat.
Kënga “Non mi avete fatto niente” ka në thelb terrorizmin, por për herë të parë që e ka kënduar, këngëtari shqiptar, ka menduar për fëmijërinë e tij shumë të vështirë.
Ka qenë vetë Ermali, që e ka thënë këtë (sipas medias italiane), që e ka deklaruar. Ai ka pranuar se kjo këngë i ka kujtuar të atin e dhunshëm, por edhe ka dhënë mesazhin e fortë se ai nuk i ka bërë dot asgjë dhe nuk e ka penguar dot të bënte një jetë ashtu si ai e donte, të qetë. Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë për Ermalit, por për të e shkuara është vullnet për të ecur përpara.
“Kjo këngë ju sjell ndër mend aspekte apo momente të jetës suaj private?”, ka pyetur një gazetare Ermal Metën gjatë një programi në Rai Uno.
Përgjigja e tij ishte e qartë dhe njëherësh tepër emocionuese: “Kur e kam kënduar për herë të parë më erdhi në mend fëmijëria ime. Doja të këndoja me forcë: Bastard, nuk me bëre dot asgjë”.
Nuk është hera e parë që Meta flet për raportin e tij shumë konfliktual me të atin e dhunshëm dhe se si ai i shkatërroi fëmijërinë.
E pavarësisht kësaj, po t’i hedhësh një sy profilit në FB të babait të tij, Gëzim Meta, duket se ky raport nuk është aq i krisur.
Gëzim Meta ka qenë tifoz dhe mbështetës i djalit të tij që merrte pjesë në “Sanremo” këtë vit dhe në profilin e tij në FB, shihen postimet që ai bën duke i uruar suksese.
Madje mbrëmjen e fitores, Gëzim Meta ka postuar edhe foton e të birit në momentin që kishte marre çmimin.
Ai ka marrë qindra urime në FB për fitoren e djalit, të cilave u është përgjigjur me përzemërsi.
360grade.al