Home KRYESORE Berisha paralajmëron: Marrëveshja e detit s’miratohet pa kaluar në trupat tanë!

Berisha paralajmëron: Marrëveshja e detit s’miratohet pa kaluar në trupat tanë!

Sali Berisha duke folur përpara parlamentit për seancen e sotme te tensionuar, tha se gjithçka orkestrohet nga Edi Rama, pasi miratoi “aeroportin e Habilajve” dhe largoi me nxitim deshmitarin e mbrojtur Nezar Seitaj. Per marreveshjen e detit ai tha se nuk miratohet vetem nese kalon mbi trupat tanë.

Pjese nga deklarata e Berishes perpara selise se parlamentit

Një bandë hajdutësh të lidhur me fijet e krimit që mjerisht quhet qeveri në një akt të pashembullt përjashtoi kryetarin e grupit parlamentar për të krijuar një situatë që të kalojë hajdutërisht ligji e hajnisë më të madhe “aeroportit Habilaj”. Kështu po e quaj se po bëhet me një çmim 5-6 herë më të madh se aeroporti i Kukësit.

Cdo shqiptar e vlonjat duhet ta dije se çfarë më është më shumë se 20 milione euro shkon në xhepat e Edi Ramës dhe njerëzve të tij. E bën këtë akt të paprecdent sepse janë të ngërthyer në një skandal të madh.

Edi Rama në shkelje të Kushtetutës ka përzënë nga Shqipëria, ka ekstraduar personin kyç të bandës së Habilajve me urdhër të Tahirit, vetëm dy ditë pasi kishte pranuar të bëhej dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë. Seiti u përcoll me urgjence, duke shkelur Kushtetutën. Ndërprerjen e hetimeve e bën vetëm prokurori. Me këtë akt mendoj se do ti shpëtojë. Por nuk e di se ngjall urrejtje tek shqiptarët.

Përjashtoi kreun e grupit të PD, z.Spaho sepse Rama ka bërë pazarin e kufirit detar të Greqisë me Shqipërinë. Ajo marreveshje, qe i fal Greqise 12 milje det nuk kalon ne parlament, pa shkelur ne trupat tane./Opinion.al

Share: