Home KRYESORE Derregullimi domosdoshmëri për liberalizimin në tregun e energjisë!

Derregullimi domosdoshmëri për liberalizimin në tregun e energjisë!

Nga Dr. Lorenc Gordani

Tregu i energjisë prej vitesh po ecën drejt liberalizimit! Reforme qe me shume se një detyrim lidhur me agjendën integruese duhet kuptuar si domosdoshmëri për “çlirimin” e energjisë nga monopoli publik. Me gjithë hezitimet, ne finale ky ndryshim do te thotë një fature me e “vogël” për konsumatorin, dhe futje te sektorit në epokën e re të ekonomisë së tregut!

Procesi i derregullimit në kontinentin evropian e ka zanafillën në transformimet ekonomike te Anglisë e viteve ’80. Proces i filluar me synim hapjen e mundësive për hyrjen e kapitaleve private dhe rritje te konkurrencës. Pra shumë me larg se procesi i integrimit në vetvete, për të cilën ky vend ka qenë gjithmonë disi indiferent dhe pak i ftohte. Shtyse qa ka bere krijimin e një tregu energjetik (energy pool) shumë më herët se ajo e ardhur si rrjedhojë e procesit të integrimit evropian ne vendet e tjera të BE-së.

Për më tepër, pavarësisht nga ndërmarrja “kolosale” e dy komisioneve Delors, fillimi i procesit të liberalizimit dhe integrimi në tregun e përbashkët të energjisë nga vendet e tjera të BE-së, do të duhet të priste lancimin e paketës se parë të energjisë në 1997. Një proces që po gjen vështirësi te formësohet edhe aktualisht, pas nxjerrjes se dy paketave te tjera, duke u zhvilluar me shpejtësi të ndryshme në të gjitha vendet e BE-së. Tregues i qarte se pikërisht interesat ekonomike, ne varësi edhe te përbërjes se ndryshme te bazës energjetike të secilit vend, janë faktorët bazik te tij.

Ne fakt, përfitimet e një tregu të liberalizuar të energjisë janë së pari pikërisht ato ekonomike. Tregu i lirë hap mundësinë për të zgjedhur furnizimin, midis disa operatorëve të energjisë elektrike, për një nga komponentët më me peshë në buxhetin e bizneseve dhe familjeve. Për me shumë me konkurrencën vijnë edhe risitë dhe rritet efikasiteti. Pra duke mundësuar zgjedhjen e furnizuesit me çmimin por edhe shërbimin sipas nevojave të vet konsumatorit final.

Por cilat janë zhvillimet ligjore lidhur me tregun e lire në Shqipëri?

Deri vetëm pak ditë më parë, sipas edhe reagimit zyrtar më të fundit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) në rrjedhim të shqetësimeve të ngritur nga bizneset dhe operatorët e tregut, ngulmohej se data 1 mars 2018 ishte momenti i shkëputjes definitive të subjekteve që furnizohen nen tensionin 35 kV. Qe do te thotë ndërprerje e furnizimit te OSHEE-se në funksionin FMF (Furnizuesi i Mundësisë së Fundit) me çmim të rregulluar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE).

Pra edhe nga sa me sipër, duket qartë se bizneset më të mëdha shqiptare, që shpesh janë njëkohësisht edhe ato më të suksesshme, po hezitojnë të hyjnë në tregun e lirë. Ne rrjedhim “si rrufe në qiell të hapur” erdhi dhe kthesa e ministrisë së energjisë. Sipas sa bërë publike gjatë takimit të fundit në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, ne kuadër te ndryshimeve të ligjit ”Për sektorin energjetik” me qëllim hapjen e rrugës së ngritjes së bursës së energjisë, u propozua njëkohësisht dhe shtyrja me 2 vjet i afatit për bizneset që do duhet te dalin në tregun e lirë.

Arsyet kryesore të hezitimit për te hyre ne tregun e lire qe kane çuar drejt shtyrjes se reformës

Fakt është që pengesat janë të shumta, nga ato të infrastrukturore deri tek mungesa e ekspertizës se kompanive, dhe jo me pak edhe të një tregu likuid te energjisë. Siç dhe për çudi kompanitë tregtuese te energjisë, që do duhet të ishin të parat e interesuara për hapjen e tregut, nuk preferojnë te kalojnë ne shërbimin e furnizimit, duke deklaruar vështirësitë e rentabilitetit në një treg të kufizuar. Kështu situatën e “merr në dorë përsëri shteti”, duke bere qe tregu te mbetet praktikisht i “ngërthyer” në monopolin publik duke rrezikuar lënien ne mes te reformës edhe deri me këtu shume te vonuar.

Vendim që me periudhën e vendosur deri 2 vjeçare, lë tashme shume me pak mundësi për hyrjen e operatoreve privatë. Kjo përforcuar nga situata specifike e vendit tonë me humbje të mëdha sidomos te rrjetit të shpërndarjes dhe problemet në mbledhjen e detyrimeve midis operatorëve privatë. Natyrisht mbetet për tu parë vazhdimësia e këtij vendim, jo aq pranë Entit Rregullator të Energjisë, i cili është i detyruar t’i përmbahet kuadrit ligjore të vendosur nga ministria energjisë, por nga autoriteti i konkurrencës dhe sekretariati i energjisë në Vjenë.

Po çfarë ka nënkuptuar “derregullimi” në sektorin e energjisë ne vendet e tjera të BE-së

Në fakt, derregullimi nuk është totalisht një risi, edhe se përbën një ndryshim nga ajo që jemi mësuar deri më tani ne tregun energjetikë. Kështu, ky proces ne sektorin e energjisë ka filluar qe në vitin 2012, edhe pse vetëm për një kategori te vogël biznesesh, te lidhura ne tension e larte 110kV, të detyruar të dalin në tregun e lire te energjisë, dhe se deri me sot praktika ka treguar se askush nuk ka preferuar vullnetarisht të furnizohet me energji në tregun e lirë.

Gjithsesi, ne thelb derregullimi nuk është asgjë tjetër veç se mundësia e zgjedhjes së furnizuesit të energjisë. Kjo mundëson të ndryshosh furnizuesin e energjisë elektrike (ose nesër të gazit natyror) duke ndikuar direkt në kostot e energjisë së konsumuar. Pra u jep konsumatorëve një zgjedhje, kur është fjala për furnizuesin e tyre të energjisë, dhe gjithashtu i motivon kompanitë furnizuese te energjisë që të ofrojnë çmime por edhe shërbime me të mira për të qenë sa me konkurrues në treg.

Cilat do te jene avantazhet kryesore te përmbushjes se tregut te lire te energjisë

Për konsumatorin, derregullim do të thotë të kenë fuqinë për të zgjedhur furnizuesin e energjisë, duke mbajtur më shumë kontroll mbi kostot e tyre te energjisë. Nga ana tjetër, konsumatori nuk duhet të shqetësohet për ndërprerjet e shërbimit kur furnizuesi i energjisë ndryshon. Kjo pasi ofrimi i shërbimit mbetet ne përgjegjësin e operatorit te rrjetit (OSHEE-se). Operatori i cili është pra përgjegjës për shpërndarjen e energjisë tek konsumatori final, pavarësisht nga furnizuesi që është zgjedhur. I vetmi ndryshim është çmimi i furnizimit me energji dhe emri i furnizuesit në faturë.

Pra në finale, çmimi i rregulluar në mënyrë administrative dhe shpërndarja nga një burim de facto mban tregun në të ashtuquajturin monopol ligjor. Jo më kot vendet që janë më të zhvilluara, si ne rastin e Anglisë, por edhe vendet skandinave, e kanë përmbushur te parat tregun e energjisë elektrike dhe gazit natyror. Kështu, shpresojmë se dhe autoritet publike por dhe kompanitë shqiptare, duke ndryshuar sa deri me këtu bere praktike, do të kërkojnë që të krijohen kushtet që të plotësohet reforma duke shtyre sektorin e energjisë në epokën e re të ekonomisë së tregut.

Shënim: Konsultimi i këtij artikulli mund të bëhet përmes burimit të tij origjinal. Autorësia dhe mendimet e shprehura në të i përkasin autorit te tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë nga autori për të siguruar saktësinë e këtij publikimi, ai nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert dhe/ose avokat. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, informacioni i ofruar dhe tema të tjera, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”.

The post Përshpejtimi i reformës derregulluese interesi i vërtetë i sektorit të energjisë appeared first on Revista Monitor

Share: