Një makinë tip “Benz” është gjetur e shkrumbuar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Policia e Vlorës bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas mesnate ne vendin e quajtur si Xhamia. Sipas saj, automjeti i djegur është në pronësi të shtetasit Eduard Alikaj, i cili nuk është emër i panjohur për policinë. Ky person ka qene i arrestuar pas një sherri me thika për çështje parkingu, ku se bashku me një tjetër lanë tre persona te plagosur.
Shkak i sherrit dhe konfliktit fizik është bërë bllokimi i makinës së Alikajt në parkingun me pagesë në qytetin e Vlorës. Ndaj mes 44-vjeçarit Alikaj dhe mikut të tij Hënes Dalipaj nisi sherri me punonjësit e kompanisë “TIS Park sh.p.k”. Alikaj e kishte parkuar mjetin e tip ML me targa AA 777 KP dhe kishte refuzuar të bënte pagesën prej 50 lekësh në orë.