Gazetari Basir Çollaku, i cili është një njohës i mirë i çështjes Tahiri edhe për faktin që ka intervistuar i pari Dritan Zaganin, ka ngritur sot një pikëpyetje: Pushohen apo veçohen hetimet per Saimir Tahirin nga Krimet e Renda?!?!
Përmes një statusi në FB dhe publikimit të një dokumenti nga Prokuroria, Çollaku vë në dukje se afati i hetimit për Moisi Habilajn, Artan Habilajn, Nazer Seitajn, Maridjan Sulajn, Arman Koçerrin etj, qe ishin bashke te pandehur me Sajmir Tahirin Krimet e Renda do të zgjatet me tre muaj, ndërkohë që për ish-ministrin nuk thuhet asgjë.
“Diçka do kete ndodhur…Nese kjo eshte mbyllur me nxitim duke bere zhurme me.drejtore rrugesh, Prokurorja Arta Marku e humbi testin me besueshmerine e detyres se re”, shkruan Çollaku në postimin e tij.
Statusi i plotë i Basir Collakut
Pushohen apo veçohen hetimet per Saimir Tahirin nga Krimet e Renda?!?!
Arta MARKU humb proven e pare?!
A eshte zgjatur afati i hetimit per Sajmir Tahirin me tre muaj nga Prokuroria per Krime te Renda?! Per Moisi Habilajn, Artan Habilajn, Nazer Seitajn, Maridjan Sulajn, Arman Koçerrin etj, qe ishin bashke te pandehur me Sajmir Tahirin Krimet e Renda kane ve dosur te zgjasin hetimin nga data 19 janar 2018 deri ne 19 prill 2018. Thua te jene pushuar hetimet per ish ministrin e brendshem i akuzuar si bashkepunetor ne kete grup te trafikut te droges!?! Ne kete vendim ku jane te pandehurit e tjere emri i Tahirit mungon..
Ndoshta eshte veçuar çeshtja, ose ka pasur kohe mjaftueshem per ta sajdisur..Mund te kene marre vendim me vete dhe ia kane njoftuar..!!! Mundet..?!! Meqe procedimet e 11 te pandehurve jane bashkuar dhe vendimmarrjet e mevonshme kane perfshire gjithe te akuzuarit. Ndersa kete here jo..! Ndoshta surprizat hetimore jane per me vone, apo do te ndryshojne akuzat?! Diçka do kete ndodhur…Nese kjo eshte mbyllur me nxitim duke bere zhurme me.drejtore rrugesh, Prokurorja Arta Marku e humbi testin me besueshmerine e detyres se re. Tashme nese letrat per Tahirin, siç dyshohet jane qepur, Prokuroria eshte trysnuar per te bere qoka…