Presidenti amerikan Donald Trump shpërtheu të martën për akuzat ndaj tij për një histori e botuar në Washington Post që lidhet me akuza seksuale ndaj tij, rreth një gruaje që e akuzon atë për puthjen e padëshiruar duke e quahtur ‘Fake News’.
Rachel Crooks, i cila do të kandidojë për demokratët për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve, sfidoi zotin Trump duke i kërkuar të publikohen videon e ngjarjes së dyshuar
Por ashtu sikurse edhe në pretendimet e tjera, shefi i Shtëpisë së Bardhë, i ka mohuar akuzat në një koment në twitter të martën.
“Një grua që unë nuk e njoh dhe që kurrë nuk e kam takuar, ka dalë në faqen e parë të lajmeve të rreme të Washington Post-it duke thënë se unë e kam puthur (për dy minuta) në hollin e Trump Tower 12 vjet më parë.
Kjo nuk ka ndodhur kurrë!
Kush do ta bënte këtë në një hapësirë publike dhe nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë?
Një tjetër akuzë e rreme!
Pse Washington Post-i raporton historinë e grave që marrin para për të sajuar histori rreth meje?
Njëri i pagoi kredinë e shtëpisë asaj.
Vetëm Fox News-i e raportoi… dhe kjo nuk i përshtatet rrëfimit të mediave kryesore“, shkruan ai.
Shumica e akuzave nga gratë e tjera për abuzim seksual ku përshkruhen incidentet që përfshijnë pesë dekada, u bënë pasi zoti Trump nisi fushatën për president në vitin 2015.
Rachel Crooks është një nga 19 gratë që e kanë akuzuar zotin Trump për sulme seksuale.
“Ai filloi të më puthte në një faqe, pastaj në faqen tjetër.
Ai po fliste me mua në mes të puthjeve, duke pyetur se ku isha, ose nëse doja të bëhesha modele.
Ai nuk do ta linte dorën time, dhe më pas ai shkoi drejt dhe filloi të më puthte në buzë‘, deklaroi Crooks.
Crooks ka thënë se incidenti ka ndodhur në sallën e ashensorit pranë zyrave të Bayrock, në mëngjesin e asaj kohe, pasi ai është një vend relativisht i izoluar.
360grade.al