Home KRYESORE E shtuna me reshje, dëborë deri në nivelin 600 m mbi nivelin...

E shtuna me reshje, dëborë deri në nivelin 600 m mbi nivelin e detit

Reshjet e borës do të vijnë deri në 600 metra mbi nivelin e detit, teksa e diela do të ketë më pak reshje shiu e dëbore.

Sipas Meteoalbit, e gjithë dita e sotme dot ë jetë me reshje shiu, ndërsa e diela mbetet me vranësira, por reshjet do të jenë kryesisht në jug dhe në zonat lindore.

Temperaturat do të ulen me 2- 3°C mesditën e sotme, ndërsa e diela sjell një tjetër rënie me 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës, duke luhatur vlerat e tyre nga -3°C në 12 – 13°C.

Share: