Synimi i tyre ishte të godisnin Venecian gjatë festimeve të Karnavaleve. Ky ishte plani sekret i katër kosovarëve të arrestuar në mars të vitit të kaluar, shkruajnë mediat italiane këtë të mërkurë.
Celula xhihadiste përgatiste një sulm për Karnavalet e Venecias. Dhe nga përgjimet del një bisedë e 13 marsit mbi blerjen e një thike dhe sipas asaj që thuhet në dosje “Fisnik një herë kishte arritur ti priste kokën një lope. Dhe thoshte se mjaftonte vetëm një e goditur, maksimumi dy dhe më pas sheh gjakun të dalë lumë”.
Më 19 mars të 2017, një tjetër përgjim ku Babaj thotë “Karnavale, po… paf paf” dhe të tjerët që dëgjohet të thonë “të veshur si këta”, “me një maskë”.
E më pas hetuesit kanë gjetur në telefonat e të dyshuarve si xhihadiste selfie të bëra në Venecia “në pikat kyçe të qendrës historike”. Sipas hetimeve, ata kishin qëllim të përdornin eksploziv, thika dhe armë zjarri., Në një tjetër bisedë të përgjuar ata flasin për blerjen e një kallashnikovi për 250 euro./Top Channel