Ne, artistët, pedagogët dhe studentët e teatrit, jemi kundër vendimit tuaj për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar tek Skena e Re “Turbina” dhe Projekt-Ligjit “Për disa ndryshime në Ligjin për Artin dhe Kulturën”
Ne kërkojmë:
1. Të anullohet vendimi për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar dhe të bëhet transparencë e plotë në lidhje me projektin e Teatrit të ri Kombëtar.
2. Të pezullohet projekt-ligji dhe të hapet dialogu me përfaqësues të komunitetit për një projekt-ligj tjetër.
Për sa më lart, kërkojmë një takim të hapur, në sallën e Teatrit Kombëtar, brenda javës së ardhshme.
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj…