Home KRYESORE Flet Meta/ A do pranojë emrin e Artur Meçollarit si negociator me...

Flet Meta/ A do pranojë emrin e Artur Meçollarit si negociator me Greqinë?

Presidenti Ilir Meta ka komentuar dhe çështjen e negociatorit Artur Meçollari në intervistën dhënë për gazetaren Eni Vasili në News 24. Ai tha se nuk kishte informacione të detajuar për të, por ka kërkuar çdo hollësi nga institucionet përkatëse. Për presidentin, Meçollari kishte treguar integritet pasi kishte çuar në prokuroi mosmbylljen e çështjes për marrëveshjen e vitin 2009.

“Lidhur me nogociatorëve unë vlerësoj që integriteti i tyre dhe njohuritë e tyre është mjaft i rëndësishëm, Kjo pasi dhe Gjykata kushtetuese ka folur për metodologji, të e rrisin shumë rolin e negociatorëve për këtë marrëveshje. Unë nuk kam asnjë arsye, unë si president jam i detyruar që të kërkoj informacion të detajuar.

Nuk kam ndonjë informacion konkret vetëm të atyre qëndrime që kemi dëgjuar në media. Elementi pozitiv për personin konkret, që i kishte dërguar ish prokurorit, që ai protestonte për mbylljen e çështjes penale për grupin e vitit 2009. Të cilat i ngarkonin me përgjegjësi penale dhe ligjore. Në këtë aspekt nuk mund të them dhe të bëj gjykatësin që ka të drejtë apo jo. Kjo tregon se ka një ndershmëri dhe integritetin që këta negociatorët.

Ne kemi kërkuar për të gjithë emrat informacione, për disa edhe më shumë informacione por nuk mund të flas më tepër pa marrë informacione zyrtare. Për faktin se ka qenë në takimet e mëparshme me ministrin e Jashtëm, nëse ka qenë për negociatat kjo është shkelje e rëndë, por nuk e besoj këtë gjë. Për deklarata e Berishës dhe për ato që flitet duhet të presim të verifikohen” – tha Meta.

Share: