Përktheu Elona Caslli
Folja “lexoj” nuk e duron dot mënyrën urdhërore.
Folja “lexoj’, folja “dashuroj’ dhe folja ‘’ëndërroj’’ kanë një antipati të përbashkët për mënyrën urdhërore.
Natyrisht, që mund të përpiqemi t’i zgjedhojmë në këtë mënyrë.
Hajde tani: Dashuromë! Ëndërro! Lexo! Lexo!
Po, dreqi ta hajë a mund t’i thuash dikujt:
Të urdhëroj të lexosh!
Shko në dhomën tënde dhe lexo!
Çfarë fitove? Asgjë.
Atë do të zërë gjumi mbi libër.