Home KRYESORE Greqia: Shqipëria të heqe nga harta dhe librat emrin “Çamëri”

Greqia: Shqipëria të heqe nga harta dhe librat emrin “Çamëri”

Greqia kërkon heqjen nga hartat dhe tekstet shkollore në Shqipëri të termit Çamëri dhe çdo reference tjetër që Athina e cilëson me përmbajtje irredentiste. Kërkesa i është parashtruar palës shqiptare si një kusht i padiskutueshëm, në komisionin e përbashkët për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, në një letër përgjigje që i kthen deputetit të pavarur Haris Theoharis, i cili kishte kërkuar sqarime nëse në bisedimet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë ishte shtruar çështja e termave nacionalistë në librat shkollorë të këtyre vendeve. Ky është dokumenti që mban datën 7 Shkurt dhe që vetë deputeti e ka ndarë me ndjekësit e tij në Tëitter. Kotzias shkruan se qeveria greke i ka bërë të qartë palës shqiptare se çdo gjë e papranueshme në përmbajtjen e teksteve duhet të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Gjatë takimit të fundit të Komisionit të Përzier të Ekspertëve Greko-Shqiptar, pala greke ka këmbëngulur në fshirjen nga librat shkollorë të shprehjeve të papranueshme e fyese për unitetin e vendit tonë (Greqisë) si: ‘territoret shqiptare në Greqi’. Por edhe shprehjet dhe hartat në të cilat krahina gjeografike greke shfaqen me emërtimin “Çamëri”, të cilat demonstrojnë, fatkeqësisht, se shtetit shqiptar mbetet i bllokuar në retorike anakronike nacionaliste dhe me qëndrime irredentiste, të dëmshme dhe të rrezikshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë”.

Në përgjigjen e tij Kotzias thotë se me insistimin Athinës pala shqiptare ra dakord takimi që takimi i radhës për çështjen e teksteve të mbahet në gjysmën e dytë të muajit shkurt në Athinë.

Në hartat greke, zona ku shtrihet territori i Çamërisë emërtohet me emrin e dy krahinave Thesprotisë dhe Etolo-Akarnanisë. Gjatë një debati televiziv në televizionin shtetëror grek, Kocias tha se çështja çame nuk ekziston dhe mohoi se ajo po diskutohej në negociatat me Shqipërinë, ndonëse Tirana kishte kerkuar vazhdimisht që ajo të diskutohej në bisedimet dypalëshe.

Tv Klan

Share: