Home KRYESORE Historia e nje vote ne OKB me 1991! Nga Genc Mlloja

Historia e nje vote ne OKB me 1991! Nga Genc Mlloja

Ishin vendosur marredheniet diplomatike midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes me 15 mars 1991. Pasuan vzita te zyrtareve te larte te te dy vendeve kulmi i te cilave ishte vizita historike e ish Sekretarit te Shtetit Bejker ne Tirane. Po keshtu u shtuan edhe komunikimet e Misionit shqiptar me Misionin amerikan prane OKB-se. Ftesat per te marre pjese ne pritjet e tyre u bene te zakonshme, po keshtu edhe nga ana jone.

Ne fakt keta komunikime me Misionin amerikan dhe Departamentin e Shtetit ishin me te hershme – qe nga koha e fillimit te bisedimeve per rivendosjen e marredhenieve diplomatike shqiptaro-amerikane ne 1 maj 1990, te cilat per palen shqiptare i kryesonte Ambasadori Bashim Pitarka.

Vjeshta eshte periudha kur mbahet Asamblea e Pergjitheshme e OKB-se dhe jane ne veprimtari te plote edhe komisionet e ndryshme. Vec fjalimeve e debateve, votimet e rezolutave te ndryshme jane rutine. Ka raste qe votohet edhe per rezoluta delikate qe u interesojne paleve te ndryshme, aq me shume fuqive te medha.

Kur ka raste te rezolutave te tilla te gjithe perfaqesuesit e misioneve te interesuara lobojne ne menyre intensive per te siguruar mbeshtetje ne votim. Tashme kahja e votimeve tona kishte ndryshuar, sikurse edhe qendrimet ndaj dy superfuqive. Shqiperia ishte perfshire ne grupin e vendeve te Europes Lindore. Po keshtu edhe vota e Shqiperise shikohej si teper e rendesishme ne rezultatin e votimit.

Ne kete kuader ne fillim te muajit tetor 1991 nje diplomat i Misionit amerikan kerkon nje takim. Thelbi ishte kerkesa per mbeshtetje per nje rezolute, qe u interesonte SHBA. Duke e siguruar se do te merrej ne konsiderate kerkesa, njoftuam Ministrine e Jashtme, e cila na udhezoi te votonim ne nje linje me SHBA. Ishte koha kur akoma ishte President i ndjeri Ramiz Alia.

U nxita te permend kete rast ne kontekstin e debatit qe arriti piken me te larte me 8 shkurt 2018 ne Parlamentin shqiptar. Nuk them se ndoqa te gjithe diskutimet por nga ata me kryesoret kuptova se vota e Shqiperise kunder SHBA dhe Izraelit ne Asamblene e Pergjitheshme te OKB-se lidhur me njohjen amerikane te Jerusalemit si kryeqytet izraelit nuk paska qene lapsus, por nje qendrim i vendosur dhe ‘parimor’. Madje lihej te kuptohet se mund te kete votime te kesaj natyre ne interes te Shqiperise edhe ne te ardhmen.

Opozita beri punen e vet, i doli ne shteg nje ceshtje kardinale per interesat strategjike te Shqiperise; eshte fjala per nje ceshtje lidhur me SHBA, aleatin strategjik te shqiptareve ne Shqiperi, Kosove e vise te tjera.

Ne fund te fundit ajo eshte detyra e saj, dhe punet shkuan sikurse u pane ne te ‘enjten parlamentare’ te rradhes. U ‘shit’ edhe pilaf, pace, raki, droge, me nje fjale u be duman debati parlamentar per voten kunder SHBA, financierin e kartelit te droges te Habilajve, investimet turke etj. etj.

Si mendim personal vota anti-amerikane ne Asamblene e Pergjitheshme te OKB-se ishte e panevojshme ne ate menyre dhe forme, dhe aq me shume argumentet zyrtare qe jepen me kembengulje. Edhe amatoret ne diplomaci kane mesuar si funksionojne qendrimet me vote ne OKB. Kur nje rezolute nuk eshte detyruese si kjo besoj se ‘qendrimi parimor’ i diplomacise sone mund te kishte qene me fleksibel.

Nuk e di por a e shikojme me SHBA si aleat strategjik se ne fjalimet e politikaneve te maxhorances as permendej ai vend dje, e ne ndonje rast kalimthi, por ‘ombrella’ e BE-se.

Tjeter per tjeter flisnin duke ngaterruar ceshtjen e votes kunder SHBA me ‘reformen’ ne drejtesi.
Shumica e shqiptaro- amerikaneve ne Amerike dhe ketu nuk e kane miratuar kete vote kunder Shteteve te Bashkuara! Pune tjeter eshte qendrimi i shqipetareve e politikaneve ketu- eshte e drejta e tyre te votojne perseri kunder Amerikes kur ti bije rasti, dhe te bejne edhe shpjegim te votes kunder.

Te pakten Ambasadori i Izraelit ne Tirane Boaz Rodkin i deklaroi Albanian Daily News ne nje interviste ekskluzive para disa ditesh se qeveria e vendit te tij ishte e pakenaqur nga vota shqiptare dhe ceshtjen po e ndiqnin nepermjet kanaleve diplomatike.

Ndersa qendrimi i SHBA eshte bere publik me force nga vete Presidenti Trump thelbi i te cilit eshte se vendet qe votuan kunder Amerikes futeshin ne kategorine e vendeve jo-mike per ta thene bute. Nuk i mbeti gje te shtonte Ambasadori i ketushem amerikan, ai heshti.

Cdo kush e kupton, duke patur parasysh edhe debatin e djeshem, se dicka e forte e ka detyruar diplomacine shqiptare te ndryshoje kursin pro-amerikan ne votime ne Asamblene e Pergjitheshme te OKB-se.

Ne 1991 Shqiperia e qeverisur nga Presidenti i asaj kohe Ramiz Alia e ndryshoi kursin ne favor te Uashingtonit duke i kuptuar konjukturat e reja dhe zhvillimet qe ndoqen njeri-tjetrin.

Duket tani jane konjuktura te tjera, qe ndiqen nga veprime te reja diplomatike. Ne kete rast diplomacia ne Uashington eshte aq ne gjendje sa te ndjeje dhe vleresoje peshen e fjaleve ‘pro-amerikane’ kundrejt veprimeve anti-amerikane te cdo vendi, aq me shume te aleateve, si ne rastin e votes ne Asamblene e Pergjitheshme te OKB-se ne dhjetor te vitit te kaluar.

Share: