Home KRYESORE Horoskopi, 09 shkurt 2018

Horoskopi, 09 shkurt 2018

Dashi

Karakteri juaj i hapur dhe i çiltër është një garanci që në raportet ndërpersonale gjërat të rrjedhin në rrugën normale. Sikur të kishit edhe krijueshmërinë në nivele aq të larta…!

Demi

Parashikohet një ditë “e zbehtë” në planin profesional, por jo për ata që janë single, sepse nuk do ta ndjejnë për shumë kohë vetminë. Yjet thonë se sot mund të gjendet shpirti binjak.

Binjakët

Në një ditë me shumë yje të mirë pa dyshim që gjërat do të jenë në favorin tuaj, megjithëse nuk do të mungojë një çështje e koklavitur që, sidoqoftë do të zgjidhet shumë shpejt

Gaforrja

Pritet një ditë e mirë në planin profesional, ku një njohje e vjetër do t’ju vlejë për të ngjitur një shkallë më lart në karrierën tuaj. Përse keni aq shumë frikë nga gjërat e reja?

Luani

Pas një dite ku tensionet kanë qenë vërtet të larta, ja ku vjen Mërkuri që duket se do t’jua “qërojë” rrugën drejt një objektivi që aq shumë pritni ta arrini. Qëndroni larg një debati të mundshëm.

Virgjëresha

Edhe për të lindurit e kësaj shenje, dita e sotme duket se do të jetë “fatlume” për të gjithë ata që janë single, pasi Afërdita shumë aktive në shenjë favorizon njohjet e reja.

Peshorja

Eshtë monenti të tregoni se sa vleni, prandaj  mos humbni një rast të mirë, pasi do të jeni nën vëzhgimin e njerëzve që interesohen për ju. Sa e komplikuar sot fusha sentimentale!

Akrepi

Përsëri është Mërkuri ai që do t’ ju marrë ‘për dore” për t’ju treguar rrugën që duhet të merrni dhe këtë radhë mundësitë për sukses janë më të mëdha, pasi do të keni ndihmën edhe të Marsit.

Shigjetari

Edhe një herë yjet ju këshillojnë të tregoheni të vëmendshëm dhe shumë kujdes në aspketin organizativ, i cili çalon  pikërisht ngaqë bini në konfuzion. Mos premtoni atë që s’e bëni dot.

Bricjapi

Edhe pse nuk do të mungojnë probleme të vogla të jetës së përditshme, përgjithësisht do të jetë një ditë e qetë. Një Hënë e mirë do të stimulojë erosin tuaj.

Ujori

Pas një periudhe në të cilën nuk ju ka ecur aq shumë, është momenti i revanshit, sidomos në planin profesional. Merreni shtruar, sepse nuk është aq e lehtë të rifitosh ritmet e zakonshme.

Peshqit

Të lindurit e kësaj shenje, me hyrjen e Diellit në shenjë do të ndjehen të ripërtërirë për të përballuar ditën plot ngarkesë, ndërkohë që edhe në planin sentimental gjërat po ndryshojnë pozitivisht.

Share: