Dashi
Parashikohet një ditë me “erë të mbarë” për të gjithë të lindurit e kësaj shenje, sidomos ata të dekadës së parë.Një sukses personal do t’ju bëjë me fletë, ndërsa erosi në kuota të larta.
Demi
Nën një qiell kaq të ngarkuar do të ishte kohë e humbur të kërkonit qetësi, aq më tepër kur ndjeheni të trazuar edhe në shpirt. Vetm mbërmja muns t’ju sjellë pak komfort.
Binjaket
Të gjithë sektorët e aktivitetit tuaj ditor duken të favorizuar nga yjet. Një klimë mjaft e përshtatshme për të zhvilluar raporte të reja ndërpersonale. Nuk përjashtohet një feeling i ri.
Gaforrja
Eshtë Marsi “hijerëndë” ai që mund të bëjë që sot të jeni të tensionuar e t’i keni nervat të tendosura të kapeni me të gjithë edhe për gjërat më të vogla. Duhet të merreni më shumë me partnerin.
Luani
Në përgjithësi pritet njën ditë e mirë dhe e vetmja gjë që do t’ju bëjë të jeni në dilenmë është se do të keni më shumë se një alternativë për të zgjedhur. Nganjëherë sytë flasin më shumë.
Virgjëresha
Shumë ide dhe mendime ju vijnë në mendje, por ndoshta Hëna në një pozicion të favorshëm ju bën konfuzë dhe të pavendosur. Sa të vështirë e keni për t’i hapur zemrën dikujt?
Peshorja
Pritet një ditë në shenjën e Afërditës, e cila, në dashuri do të ketë pak a shumë efektin e një “makine të kohës” që “do t’ju kthejën prapa në kohë” . Nostalgjia nuk diskutohet, poor kujdes mos kthehet në melankoli.
Akrepi
Pas një periudhe vëretet sfilitëse ja ku vjen edhe një ditë e mirë për sektorin e dashurisë, pasi Hëna do të sjellë momente të bukura në dashuri, ndonëse jo të gjitha gjërat ju bëjnë të lumtur.
Shigjetari
Pozicioni aktual e mjaft pozitiv i Merkurit duhet të shfrytëzohet nga ju, pasi ajo për të cilën keni nevojë është fantazia dhe shpirti krijues, që stimulohen nga planeti i vogël. Dashuria? Jo atje ku duhet.
Bricjapi
Pas një periudhe në të cilën keni qenë shumë të ngarkuar, e natyrisht edhe me shumë lodhje, ja ku vjen edhe momenti i i relaxit, por kjo në planin semtimental! Kujdes shpenzimet.
Ujori
Sot prania e shumë yjeve pozitivë ju motivon shumë, por duhet të evitoni shpërthimet menjëhershme, të cilat jovetëm që nuk do t’ju sjellin asgjë të mirë, por ju zhvleftësojnë në sytë e të tjërëve.
Peshqit
Egocentrizmi dhe këmbëngulja që tregoni për të qenë ju protagonistë me çdo kusht mund të bëjë që sot në sytë e dikujt të jeni tepër të vegjël. Mund të humbisni një rast të mirë.