Home KRYESORE Ja kush ishte pronari i firmës “Arbri Garden” ku u gjendën 613...

Ja kush ishte pronari i firmës “Arbri Garden” ku u gjendën 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia

Policia ka shpallur në kërkim Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë i cili priti dhe magazinoi një sasi prej 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. Kjo magazinë monitorohej prej kohësh nga policia, deri sa u arrit edhe kapja e sasisë së madhe të drogës. Magazina ndodhet në rrugën dytësore ‘Maminas-Durrës, ndërsa kompania rezulton e hapur më datë 03/05/2012.

Në përshkrimin  e aktivitetit të punës, kompania njofton se “Arbri Garden” është një kompani e re dhe e kualifikuar e importimit në Shqiperi. “Objektivi ynë kryesor është importimi i bananeve dhe frutave tropikale për konsumatorët tanë me standardet më të larta në cilësi dhe freski, ne sjellim në Shqipëri cilësinë më të mirë të frutave tropikale nga Amerika Latine”.

Pronari i kompanisë, 38-vjeçari Arbër Çekaj i datëlindjes 5 Prill me origjinë nga Tropoja dhe banues në Durrës, dyshohet se është një prej organizatorëve të aktivitetit kriminal të trafikimit të kokainës nga Kolumbia deri në Shqipëri.

Në aktivitetin e kompanisë “Arbri Garden” bëhet me dije se përveç transportit të banananeve objekt i aktivitetit të saj janë dhe investimet në fushën e medias, informacionit, reklamës dhe marketingut. Import eksport, prodhim, tregtim i artikujve të ndryshëm të të gjitha llojeve, me shumicë dhe pakicë si: Lule, fidanë dhe bimë të ndryshme të tjera. Tregtim artikuj të ndryshëm blegtorale e bujqësore, tregtim artikuj të ndryshëm industriale.

Ndërkohë, policia ka arrestuar dy personat që pritën këtë ngarkesë, Donaldo Lushaj nga Tropoja dhe Armando Pezaku./opinion.al

Share: