Home KRYESORE Lista Serbe dhe Vetëvendosja ne Kosove, sipas meje! Nga Sokol Shameti

Lista Serbe dhe Vetëvendosja ne Kosove, sipas meje! Nga Sokol Shameti

Me daljen kundër marrëveshjes tradhëtare të Demarkacionit, Lista Serbe nuk po shfaqet aspak si mbrojtëse e territorit dhe interesave të Kosovës. Lista Serbe nuk e do Kosovën dhe sigurisht që do ta jepte me gëzim votën për zvogëlimin e Kosovës dhe shqyerjen e territorit të saj nga fqinjët.

Mirëpo Lista Serbe më shumë sesa urren Kosovën, do Serbinë. Ajo kërkon që jo thjesht Kosova t’i humbasë 8000 hektarë në favor të Malit të Zi. Lista Serbe synon që njëkohësisht Kosova të humbasë edhe ndoshta 30% të krejt territorit në favor të Serbisë, përmes Zajednicës.

Lista Serbe e di që vota për demarkacionin është një lloj kapitullimi i vogël i Kosovës. Duke e kushtëzuar votën për këtë kapitullim të vogël, me ndarjen nga Kosova të komunave serbe, Lista Serbe po kërkon thjesht që kapitullimi të jetë total.

Kundërshtimi i Listës Serbe për Demarkacionin nuk është kundërshtim i tradhëtisë në parim, por thjesht kundërshtim në metodën e tradhëtisë. Nëse për Haradinajn, Veselin, Thaçin e kompani është më e lehtë të votohen tradhëti të vogla e të njëpasnjëshme, Lista Serbe kërkon që tradhëtia të kryhet e plotë, e madhe dhe me një frymë.

Arsyeja pse ajo e kërkon këtë, është sepse ajo e di që këta njerëz që drejtojnë sot qeverinë e Kosovës, e kanë potencialin ta kryejnë këtë tradhëti. E nëse nuk e kryejnë, atëherë Serbia dhe Lista e saj Serbe në Kosovë, do të ishin të gëzuar të shikonin sesi këta tradhëtarë të vegjël që patën frikë të ishin tradhëtarë të mëdhenj, të shkojnë e të diskreditohen në Gjykatën Speciale për të deligjitimuar përpara gjithë botës luftën çlirimtare të Kosovës.

Njëherazi, duke qenë me votën kundër demarkacionit në të njëjtin qëndrim me Vetëvendosjen (e cila nuk e voton Demarkacionin për parim, ashtu sikurse nuk voton kurrë as Zajednicën), Lista Serbe synon edhe të gënjejë syleshët sipërfaqësorë që mund të besojnë se Vetëvendosja u bë si Lista Serbe dhe se Vetëvendosja, i vetmi subjekt i mirëfilltë politik në hapësirën shqiptare, po punon për Listën Serbe.

Share: