Home KRYESORE Marku: Gjendja e arsimit në Shqipëri e ngjashme me Piramidat e ’97-ës

Marku: Gjendja e arsimit në Shqipëri e ngjashme me Piramidat e ’97-ës

Pedagogu Mark Marku të martën në darkë është shprehur se kushtet e arsimit në Shqipëri, janë në një gjendje katastrofike.

Marku tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se arsimi i lartë në Shqipëri është në një bllokim institucional të jashtëzakonshëm, duke shtuar se gjendja është në nivelin e Piramidave Financiare të vitit 1997.

“Çfarë bëjmë ne, ne prodhojmë diploma edhe diploma ekselence, ndërkohë sistemi nuk ka politika që aty ku kërkohet që ekselenca të shkonte dhe të zinte vendin e punës, shteti nuk ua ofron, sepse shteti punëson militantin partiak. Kjo është vetëm një arsye që tregon shkatërrimin e arsimit të lartë, çka tregon se po përkeqësohet çdo ditë e më tepër”,-deklaroi profesor Marku.

Share: