Home KRYESORE Morgan Freeman flet për krimet e Serbisë ndaj popujve të Ballkanit

Morgan Freeman flet për krimet e Serbisë ndaj popujve të Ballkanit

Në emisionin dokumentar “Tregimet për ne” ylli i Holivudit pohon se serbët janë fajtorë absolut për luftërat në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Aktori i famshëm amerikan Morgan Freeman (80) i ka akuzuar serbët për gjenocid dhe spastrim etnik në Srebrenicë në një emision dokumentar, të cilin e udhëheq National Geography.

Ky epizod, i cili është emetuar dy ditë më parë e paraqet Freeman’in në Sarajevë dhe Srebrenicë, ku takohet me gazetarin boshnjak Senad Haxhifejzoviq dhe djalin e tij Fexho.

“Çfarë ka ndodhur këtu, për atë Zot?!”, bërtet Freeman duke shëtitur nëpër varrezat e Srebrenicës.

“Ajo çfarë ka ndodhur këtu është gjenocid. Kufiri me Serbinë është shumë afër. Serbët kanë ardhur dhe kanë dashur t’i vrasin të gjithë, kanë dashur që këtë territor ta ndajnë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ta bashkojnë me Serbinë. Ushtria serbe i ka mbledhur gjithë burrat, gratë dhe fëmijët dhe i ka vendosur nëpër fabrika. Aty i kanë ndarë, kështu burrat dhe djemtë janë dërguar nëpër male dhe janë vrarë. Atëherë kanë filluar me vrasje masive, nga 1.000 njerëz përnjëherë”, thotë Fexha Haxhifejzoviq dhe shton se nuk mund të besojë se si dikush ka mundur të kryej një spastrim etnik të tillë.

Më pas vazhdojnë fotografitë nga lufta, derisa Morgan Freeman flet: “Gjenerata të tëra janë vrarë këtu. Bombardimi i NATO-s ka sjellë përfundimin e luftës, por nuk i ka shpëtuar viktimat e Srebrenicës.

Gjatë emisionit janë shfaqur pamjet të cilat tregonin fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992 si dhe xhirimet të bëra në Beograd më 5 tetor 2000, gjatë kohës së demonstratave masive kundër regjimit të atëhershëm të Millosheviqit. Në emision disa herë është përsëritur pohimi se serbët janë fajtorë absolut për luftëra në hapsirat e ish Jugosllavisë.

Aktori amerikan Morgan Freeman më pas ka dhënë një intervistë në të cilin ka deklaruar se i vjen jashtëzakonisht mirë që gjendet në Bosnje dhe Hercegovinë ku edhe i ka numëruar shetet e krijuara pas shpërbërjes së Jugosllavisë duke e përmendur edhe Kosovën si shtet i pavarur./kosovapost.net

Share: