Home KRYESORE Ndihma Ekonomike/ Rama: Nuk duan të punojnë. Basha: A e beson njeri?...

Ndihma Ekonomike/ Rama: Nuk duan të punojnë. Basha: A e beson njeri? Si mendoni ju qytetare?

I gjendur në Berat, kryeministri Rama mbrojti skemën e ndihmës ekonomike, duke u shprehur se një pjesë e atyre që janë larguar nga skema, janë persona që refuzojnë të punojnë!

“70 për qind e atyre që kanë pretenduar të përfshihen, dhe nuk janë përfshirë në skemë janë të moshës 24-45 vjeç dhe plotësisht të aftë për punë. Unë nuk mund ta pranoj që fabrikat të rrezikojnë të falimentojnë, për shkak se nuk shkon njeri të punojë dhe nga ana tjetër ata që janë të aftë për punë të kërkojnë ndihmë ekonomike, ndërkohë që u ofrohet punë”, deklaroi Kryeministri, por nuk foli per sistetmin e pagave te te punesuarve ne keto fabrika dhe alternativat per te njejten pune qe gjejne shqiptaret kur ikin jashte.

Rama me cinimzmin e tij pranoi se mund të ketë edhe familje vërtet në nevojë, në mes të atyre që kanë mbetur jashtë!!!!

“Jemi në proçes verifikimi dhe rivlerësimi. Ka raste që nuk përputhet rezultati i skemës me familjet në nevojë, dhe do të gjendet rruga për t’i përfshirë këto familje në këtë skemë”, vijoi ai.

Sipas tij, skema e ndihmës ekonomike po përdoret politikisht nga opozita. “Në këtë fazë do të shikoni përditë histori manipulimi me këto raste”, u shpreh ai.

Fill pas këtyre deklaratave, ka reaguar kryedemokrati Basha.

Në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”, thotë se realiteti është ndryshe nga ato çka thotë kryeministri Rama.

“A ka njeri që e beson mashtrimin e Ramës sot nga Berati, se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe??? Realiteti flet vetë me gojën e këtyre banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursionin e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme”, shkruan kryedemokrati Basha dhe duket se ka te drejte. si mendoni ju qytetare?

Share: