Alfred Moisiu, ish-presidenti i Republikës i ftuar në studion e lajmeve në Ora News me gazetaren Ilva Tare ka komentuar edhe negociatat që po zhvillohen me Greqinë.
Moisiu tha se problemi i 12 miljeve është një problem kot, pasi nuk aplikohet. Ish-Presidenti komentoi edhe çështjen çame, ndërsa tha se mes Shqipërisë dhe Greqisë do të arrihet një marrëveshje, por me rëndësi është që kjo marrëveshje mos cenojë as grekët dhe as ne.
“E dini ju sa është ngushti e Korfuzit?! Nga 3 km deri në 25 km, që i bie 1.6 milje detare deri në 14 milje.
Pra problemi i 12 miljeve është një problem kot sepse nuk mund të aplikohet. “Këtu pastaj është mesatarja, por këtu është e gjithë hileja, që nuk mund të merren të gjithë shkëmbinjtë e detit, por duhet të merren sipas ligjeve. Bota ka bërë ligje për këtë punë, por këto ama duhen kohë. P.sh zgjidhje e këtyre problemeve me Italinë në atëkohë ka vazhduar 7-8 vjet. Sigurisht atëherë ishin dy sisteme të ndryshme, komuniste dhe kapitaliste, por tani duhet të zgjidhen me shpejt sepse kemi të njëjtin vizion për.
Këtu është puna që për zgjidhjen e këtij problemi është plotësisht e mundshme. Unë kam një vërejtje për gjithë drejtuesit politik shqiptarë, por në mënyrë të veçantë për ministrat kryesorë. Mirë është që ata të kenë një këshill të urtësh, njerëz që e njohin problemin dhe ata duhen dëgjuar, duhen mirëkuptuar dhe sigurisht vendimin ta marrë ai që e takon”, deklaroi Moisiu. e.k/dita