Organizata Botërore e Tregtisë paralajmëron se po shtohet rreziku i luftërave botërore nga tarifat e reja të vendosura nga SHBA, si dhe nga zemërimi i vendeve si Kina.
“Luftërat komerciale mund të shpërthejnë në çdo kohë dhe në mënyra që nuk presim”-tha drejtori i përgjithshëm i OBT-së, Hobert Azevedu, duke folur për Agjencinë Gjermane në Gjenevë.
“Ajo që nuk duhet është që një anëtar të miratojë masa që një anëtar tjetër mund t’i konsiderojë të njëanshme, dhe kështu të reagojë në mënyrë të paarsyeshme, duke nisur hakmarrjen”– shtoi Azevedo.
Në janar, Uashingtoni njoftoi se po imponon tarifa të larta për lavatriçe të mëdha të importuara si dhe panele diellore, për mbrojtjen e vendeve të punës në SHBA.
Kina, Koreja e Jugut, Bashkimi Evropian dhe të tjerët kanë reaguar ndaj tarifave të vendosura nga Uashingtoni, duke kërkuar kështu konsultime me OBT-në.
Uashingtoni mund të përballet me masa ndëshkuese, nëse mosmarrëveshjet nuk zgjidhen. Megjithatë, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës ka siguruar se ai nuk e sheh mundësinë që SHBA të largohet nga OBT./s.a/dita