Home KRYESORE Paga i kalon në bankë, pedagogu e refuzon: Është e patolerueshme…

Paga i kalon në bankë, pedagogu e refuzon: Është e patolerueshme…

Paga e padhënë e muajit janar për pedagogët e Universitetit të Tiranës ka qenë një temë e nxehtë këto ditë ku pedagogët paralajmëruan edhe grevë nëse nuk zgjidhet problemi.

Kjo duket ka bërë që ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nëpërmjet një deklarate të kërkonte ndjesë për vonesën duke thënë se ky problem do të zgjidhet. Ministria e Arsimit sot për këtë problem tha se pagat do të kalojnë sot.

Pas kësaj deklarate, pedagogu i UT Romeo Hanxhari ka bërë publike kalimin e rrogës në llogarinë tij bankare në profiling e tij në ‘Facebook’. Por ai e ka refuzuar këtë pagesë pasi vjen nga tarifat e studentëve.

“Une si pedagog i UT e refuzoj pagen nese ajo me vjen nga tarifat e studenteve te mi!
E patolerueshne!

Ne jemi Universitet Publik. Pagen duhet te na e paguaje Qeveria e ketij shteti. Por Qeveria jep vetem 9 paga, dhe jo 12 te tilla. Dhe thote “3 pagat e tjera merrini nga tarifat e studimeve te studenteve”. Eshte njesoj sikur t’u thuash mjekeve te sistemit publik “3 paga merrini nga tarifat e pacienteve”. Kjo eshte antikushtetuese. Une refuzoj pagen dhe protestoj”, shkruan ai.

Share: