Home KRYESORE Parashiki i motit per fillim-javen

Parashiki i motit per fillim-javen

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot dhe nesër lumi Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit, në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 5/12, në vendet e ulëta: 5/12, në vendet malore: -2/6 °C.

Era

Sot dhe nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe veri-lindje.

Share: