Ermal Meta ka reaguar në Facebook, pas pezullimit të tij dhe të Fabrizio Moro-s nga festivali i Sanremos, me dyshimin se kënga e tyre është e kopjuar.
Meta ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një plagjiaturë, por se një pjesë e këngës është përdorur nga një tekst i shkruar tre vite më parë nga autori i së njëjtës këngë.
Reagimi i plotë i Metës:
“Kemi dëgjuar të flasim për plagjiaturën e këngës tonë në Sanremo dhe thelbi i mosmarrëveshjes është një këngë e shkruar nga Andrea Febo (bashkëpunëtor historik i Fabrizio-s) që u paraqit në përzgjedhjet e Sanremos së të rinjve 3 vjet më parë, e cila nuk u përzgjodh dhe nuk u komercializua KURRË.
Fabrizio, unë dhe Andrea kemi mbajtur një pjesë të asaj kënge për të mos sakrifikuar diçka të bukur (gjë të cilën e kemi rrëfyer në mjaft intervista) dhe që të tre së bashku kemi shkruar një këngë të RE me një kuptim krejt ndryshe.
Plagjiaturë do të thotë të kopjosh, por është ABSURDE dhe QESHARAKE duke patur parasysh se Andrea Febo e ka shkruar me mua dhe Fabrizio-n ‘Nuk më keni bërë asgjë’
Nga ana tjetër që të tre jemi autorë prej shumë vitesh dhe kemi shkruar shumë këngë duke kontribuar në mjaft suksese se për veten ashtu edhe për të tjerët.
Kush na njeh e di.
Kur vendosëm të rrëfenim një gjende shpirtërore të përgjithshme me këtë këngë nuk e bëmë për t’u prezantuar në festival, por për të folur për paqen. Na vjen shumë keq për atë që po ndodh sepse nuk kemi ardhur në festival për t’u tallur me njerëzit, për t’i përqafuar ata. Jemi të sigurt se gjithçka do të rregullohet shpejt. Një përqafim, Ermal”.