Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, këtij institucioni kushtetues (për të paditurit të lexojnë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, pikërisht, nenin përkatës), pasi deklaroi për rritjen ekonomike të gjashtëmujorit të fundit 2017, na e “përmbushi” edhe më “shpresën” se ekonomia shqiptare (e Republikës së Shqipërisë) “premton” rritje të mëtejshme, për arsye se do të kufizohet përdorimi i monedhës së BE – së, euro.
Zoti Guvernator!
Nip i profesorit dhe qytetarit tejet të arsyeshëm dhe të nderuar Emin Sejko dhe djali i dentistit mjeshtër, mbaruar në Bullgari, përse po kërkon t’i vesh “dhëmbë kali” ekonomisë shqiptare me këto deklarata?!
Nuk shquhen si nga ta që mbahen me më the dhe të thashë, por me lexime, qëmtime dhe me aq sa më lejon përvoja (besoj jo e vogël) të arrij në përfundimin se sikundër arrinte në përfundimin analisti Fatos Lubonja, duhet t’i japim mashtrimit ekonomik dhe, natyrisht, atij financiar.
Jam prej atyre, që për hir të detyrës si këshilltar ekonomik i Presidentit Bamir Topi, kriza financiare dhe (më pas) ajo ekonomike botërore më pat detyruar (për arsye të pagës që më jepej nga tatimet dhe taksat e qytetarëve shqiptarë) të nxirrja përfundime se ku nuk duhej të shkonte kombinimi i politikave fiskale dhe monetare të vendit tim.
Në natyrë, nuk “ia fus kot plako”!
Mbetem “skllav” i përvojës botërore, me përjashtimin që të tregoj sa vlej kur e përshtas atë me të vërtetën e ekonomisë së vendit tim.
Po përpiqem të argumentoj edhe njëherë (për arsye se kam shkruar edhe më parë për këtë çështje, madje ia kam dërguar materialin një eksperti me vlerë në Bankën e Shqipërisë, për ta zhvilluar më tej temën e mëposhtme:
Përqindja e këmbimit!
Ktheni kokën pas dhe shikoni se vërteta të vret, kur të mos arrihet të kundërshtohet se politika e Bankës së Shqipërisë, aspak e bazuar vetëm mbi bazën e monedhës euro, arriti të shmangë goditjen që erdhi nga kriza e euros gjatë krizës financiare që vaklën e saj e hodhi në vitin 2008 e më pas.
Guvernator ishte Zoti Fullani, por nuk ishte ai që solli suksesin e kësaj politike, ndihmuar nga ekspertët amerikanë dhe puna pasionante e ekspertëve me zë të Bankës së Shqipërisë, edhe pse u kritikua ashpër nga xhelozia e Zotit Shkëlqim Cani.
Të gjesh politikën më të mirë monetare, veçanërisht, në kohë krizash bankare, është sfidë (Lexoni librin e ish – Guvernatorit Alan Greenspan, përkthyer nga madhështori ynë Aristotel Pano o, të paditur!), që të kuptoni se çfarë është, çfarë duhet bërë dhe çfarë sjell si pasojë një politikë e gabuar monetare, aq më shumë kur kombinimi i saj me politikën fiskale, gatuan një “gjellë qensh”!
Po argumentoj ndryshe.
Gjithë këto ditë kam ndjekur për të parë në shtypin e huaj (nëpërmjet internetit) vërtetësinë e përfundimeve/pohimeve të medias gjermane në lidhje me prodhimin dhe trafikimin e drogave në dhe nga territori i Republikës së Shqipërisë në vendet anëtare të BE – së, veçanërisht, në Gjermani.
E vetmja e vërtetë që më bind është bashkëpunimi i krimit të organizuar me politikën, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani, e kudo në vendet e BE – së.
Do të thoni se jam një i çmendur?
Aspak.
Pa kërkesë, nuk ka ofertë.
Po përmend me këtë rast një shembull, nga koha e asaj që quhet “periudha e merkantilistëve”, ku Franca, si shembulli më i qartë, mblidhte shumë të ardhura nga doganat për buxhetin e shtetit. Pikërisht, atëkohë, u zhvillua në Detin Mesdhe kontrabanda më e madhe historike.
Veprim – kundërveprim (action – reaction).
Sasia e madhe e përdorimit të monedhës euro në Republikën e Shqipërisë këto vite të fundit ka vetëm një përfundim: burimi i kësaj rrjedhe vjen nga prodhimi dhe trafikimi i drogës.
Të ulim përdorimin e euros dhe të rrisim përdorimin e monedhës Lek është një parrullë partie e “zbardhur” në politikën monetare të Bankës së Shqipërisë.
Pasiguria e biznesit të vogël, pasiguria e të ardhmes së qytetarit/konsumatorit shqiptar (të rrish apo të mos rrish në Shqipëri) ka rritur trysninë dhe dëshirën që nxitet instiktivisht nga mbijetesa për të përdorur euron.
Vetëm një fakt.
Në ligjin për Bankën e Shqipërisë (institucionin tonë kushtetues që duhet të ruajë dhe mbrojë monedhën kombëtare, ose thjesht, paranë e qytetarëve shqiptarë, thuhet se e vetmja monedhë e përdorshme në Republikën e Shqipërisë është monedha kombëtare Lek.
Për ironi: I marrshi të ligat Napolonit flori të Mbretit Zog të I (Parë)!
Ma pashaportën e Mbretërisë dhe me Napolonin flori shëtisje gjithë botën, ndërsa sot shëtisim me “Napolonin” drogë, e çfarë m … in tjetër na klasifikon bota.
Edhe një argument tjetër, jo i fundit, por më i mjerueshmi: dalin dhe flasin për politikën monetare sharlatanë dhe të paditur (sharlatanët janë të paditur të tipit “sherr budalla”).
Izraelitët, në histori, kanë ditur të përdorin paranë si armën e tyre strategjike dhe më të fortë, më saktë, një politikë monetare jo shtetërore dhe e kërkuar nga shteti (“Çifutja e Toledos”, furnizimi me para në dorë “cash” e Gjeneralit Uellington për ta mposhtur Napoleon Bonapartin në Waterloo) nga çifutët e Londrës, me origjinë nga rrethinat e Frankfurtit e kështu me rradhë.
Po ne?
Të kufizojmë përdorimin e euros (pra të përdorim monedhën Lek) të pastrojmë paranë e prodhimit dhe furnnizimit me drogë të vendeve më pasura të Europës dhe mbi ne të bjerë mallkimi i … kohës.
Shqiptarët, zotërojnë tregun e drogës në Gjermani, Angli, Francë, etj.
Terrorizmi i pari dhe lufta kundër drogës (shqiptarëve) së dyti.
“Ujku, ujku, por çakalli bën kërdinë”.
Ku të çon naiviteti o Zot!
Arnold C. Harberger, nobelist, lidhur me përqindjen e këmbimit, thotë:
“Shtegu më direkt në të kuptuarit e kësaj fushe komplekse të shkencës ekonomike është ta njohësh përqindjen reale të këmbimit si një prej shumë pak variablave makroekonomikë që, në shumë raste, është absolutisht thelbësore për diagnoztikimin dhe të kuptuarit e gjendjes ekonomike të një vendi.”.
Përqindja reale e këmbimit është variabli kryesor ekuilibrues i pagesave dhe i tregtisë të një vendi dhe, si rezultat, është gjithashtu përcaktuesi kryesor operacional i përparësisë krahasuese të një vendi dhe, për të parë se sa e vërtetë është një gjë e tillë, mjafton të shikosh si ka ecur këto vite monedha jonë kombëtare lek në një përqindje te lakueshme me euron.
Kasem Seferi – ekonomist