Home KRYESORE Presidenti grek, Shqipërisë: Po deshët Europën, mos flisni për çamët

Presidenti grek, Shqipërisë: Po deshët Europën, mos flisni për çamët

Presidenti grek Pavlopoulos ka shfrytëzuar një vizitë tek Forcat e Armatosura greke për të folur mbi çështjen çame .

Pavlopoulos ka deklaruar se “shqiptarët më mirë të mos kujtojnë të ashtuquajturit çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi”.

Sakaq kreu i shtetit grek ka bërë gjithashtu një akt të pastër shantazhi dhe kërcënimi për perspektivën e Shqipërisë në BE dhe kushtin që ajo të marrë përkrahjen greke.

“Është e pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështjen çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi, nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane. Më vjen keq që jam i drejtpërdrejtë, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit ata guxojnë të flasin për çamët. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke. Respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë”, ka deklaruar Pavlopoulos.

Ky reagim i Pavlopoulos vjen disa javë pasi dy vendet nisën negociatat për normalizimin e marrëdhënieve.

Share: