Home KRYESORE Presidenti ukrainas thirrje të fortë: Mos shkoni në Rusi, bojkotoni Botërorin

Presidenti ukrainas thirrje të fortë: Mos shkoni në Rusi, bojkotoni Botërorin

Pavarësisht paqes së vendosur në 2015 mes Ukrainës dhe Rusisë urrejtja mes dy vendeve është ende mjaft evidente. Kjo edhe për shkak se që nga ajo kohë janë vrarë më shumë se 800 njerëz në Ukrainë.

Në shenjë hakmarrje presidenti Ukrainas, Petro Poroshenko, u ka bërë thirrje vendeve të cilat janë të kualifikuara në Botëror të mos shkojnë në Rusi. Për mediat vendase është shprehur:

“Mendoj që duhet të reagojmë ndaj këtij regjimi. Rusia ka vrarë njerëz dhe vazhdon të vrasë përditë edhe në Siri. U bëj thirrje shteteve pjesëmarrës të mos udhëtojnë për Rusi.”

Mësohet se Ukraina nuk do të transmetojë asnjë ndeshje të Kupës së Borës, ndërsa sa i takon deklaratave pritet një reagim nga Moska zyrtare.

Share: