Nga Ylli Dylgjeri
Tonet e ashpra dhe kercënimet nacionaliste nga shtabi i forcave ajrore nuk na trembin qirje Prokopis, paçka se Ju thoni nuk ekziston çamëri e çështje çame.
Në tëre Thesprotinë e sotme, që në shqip quhet Çameri, ka me qindra e mijra shtëpi e rrënoja që kanë një emer, kanë një zot, kanë një histori.
Kur shëtit i lirë në ato territore, autoktonët, pasi të njohin se je shqiptar, të ofrohen e të thonë në vesh: jemi çam! Janë banorët e hershëm që Ju po i quani sot “të ashtuquajtur” Çam.
Ashtu siç ka një histori konfrontimi, ka edhe një histori debimi e genocidi njerzor mbi to. Edhe sot kur kalon në qafen e pazarit në Paramithi kane mbetur gjallë pleq të rrjedhur grek, që me gotën e retsinës përpara tregojnë historitë makabre se si ja shqeva fytin me maqer çamit paramithiot. Këto janë historitë që shtyn ditën nacionalizmi pensionist te Ju.
Por…Ju duhet të jeni ndryshe. Ju jeni President i koheve moderne. Mos na ktheni historitë e mizorive se boll kemi pare në mediat greke se si i torturuat e ju mbeten në dore shqiptaret në burgjet Tuaja europiane.
Shqiptaret e lire, shqiptaret europiane, nuk u tremben nga deklaratat e nje brezi qe vazhdon te konsumoje histori nacionaliste. Te mbajme fqinjesine e miqesine qirje Prokopis.
Te tjerat tja leme historise.