Në mbledhjen e Konferencës së Ipeshkvijve të Kishës katolike në Shqipëri, u bënë emërime të reja në udhëheqjen e këtij organizmi kishtar.
Kështu, Arqipeshkvi Metropolit Imzot George Frendo O.P. është zgjedhur sot Presidenti i ri i Konferences Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë (KISH).
Ipeshkvi i Shqipërisë së Jugut, imzot Giovanni Peragine është zgjedhur zëvendës President i KISH, ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta është zgjedhur Sekretar i KISH.
I shoqërojmë me lutje në këtë mision e shërbim të rëndësishëm të Kishës katolike në Shqipëri./NikolinMrija